Investimet e huaja direkte, regjistruan rritje në 6-mujorin e parë të vitit 2023.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, për 6-mujorin e parë, vlera e Investimeve të huaja direkte arriti në 686 milionë euro, në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Industria nxjerrëse dhe energjetika vijojnë të udhëheqin trendin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në sektorin e industrisë nxjerrëse, energjinë hidrike dhe së fundi në energjinë e rinovueshme.

Sipas BSH-së, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 133 milionë euro, në fund të 6 -mujorit të parë të këtij viti.

Ndërsa investimet e huaja në energjetikë për këtë periudhë, kapën shifrën e 68 milionë eurove.

Në industrinë përpunuese, investimet e huaja arritën në 46 milionë euro, në rënie me 45% krahasuar me një vit më parë.

Vlera e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka zbritur në 127 milionë euro, në rënie me 14.2% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.