Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili mbetet në paraburgim.

DASH në një deklaratë thotë se qeveria amerikane pret që çështja të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar.

Në një përgjigje për mediat greke në Uashington, një përfaqësues i DASH-it theksoi se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit)”.