Pavarësisht se liderët botërorë udhëtojnë nga e gjithë bota në Nju Jork, dhe mbajnë fjalime të ndryshme lidhur me vendet e tyre, por janë disa deklarata që gjithmonë tërheqin vëmendjen e botës.

Këto janë disa nga deklaratat që kanë tërhequr vëmendje ndër vite.

Në vitin 2019, aktivistja suedeze mjedisore Greta Thunberg, e cila ishte 16-vjeçare në atë kohë, u tha liderëve botërorë në Samitin e Veprimit për Klimën të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së: Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Si guxoni? Në vitin 2017, ish-presidenti i SHBA Donald Trump tha për liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un: “Burri i Raketave” është në një mision vetëvrasës për shtetin e tij.

Në vitin 2009, udhëheqësi libian, kolonel Gaddafi foli për më shumë se një orë e gjysmë, duke u ankuar për delegatët që largoheshin nga salla e konferencave. Ai gjithashtu akuzoi fuqitë e mëdha për tradhti të parimeve të Kartës së OKB-së, përpara se të hidhte një kopje të saj në tokë.

Në vitin 2006, Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e quajti presidentin e atëhershëm të SHBA George W Bush “djall”. Ai tha se podiumi, nga i cili Bush kishte folur një ditë më parë, “ende mban erë squfuri”.