Një grua që është bërë e para në Britani që dënohet për abuzim ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e kishte detyruar të tentonte disa herë vetëvrasjen, pas vitesh sjelljeje nënshtruese e imponimi.

Shoferi i shpërndarjeve Tony Hannington përveç abuzimit verbal, ishte sulmuar me çekicë, thika e kanaçe ushqimesh, gjatë gjashtë viteve që ishte me ish-të dashurën Tracy.
Në tetor 2019 ajo u burgos me dy vjet për sjelljen abuzive ndaj 58 vjeçarit Tony, pasi ai kishte kontaktuar me një organizatë kundër abuzimit familjar që e ndihmuan të ngrinte çështjen ligjore kundër bashkëshortes.

Por pas katër vitesh traume kur ai nuk arrite të besonte më te një grua tjetër, Tony nga Kent në lindje të Britanisë ka rinisur të ndërtojë jetën e tij dhe është njohur me partneren e re Elaine Horne, 59 vjeçe, me të cilën shoqërohet prej 15 muajsh.
Duke folur për herë të parë për çështjen Tony tha së fundmi për mediat: ‘Elaine më ka risjellë besimin te femrat dhe më e rëndësishmja te aftësia ime për të gjetur dashurinë pas disa vitesh mjerimi psikologik”.
“Nuk do ta harroj kurrë dhimbjen mendore e fizike ku më vuri Tracy por me ndihmën e Elaine të miqve e familjarëve tani jam i lumtur”.
Tony thotë se mendonte për vetëvrasje pas abuzimit të pësoi nga Tracy, 60 vjeçe, çka kulmoi kur ajo e sulmoi me thikë duke tentuar ta godasë në shtëpinë e tyre.
Çifti ishin njohur në 2012 por shpejt Tracy u kthye nga një partnere e dashur në person abuziv, si nga ana verbale dhe fizike.
Sulmet përfshinin kërcënime në telefon, goditje me grushte, kapje me thonj në fyt apo goditje me kanace ushqimesh.
Tracy u dënua më pas për dhunë fizike, sjellje kontrolluese dhe abuzuese.
Por megjithëse u dënua dy vjet, ajo kaloi vetëm tetë muaj prapa hekurave dhe pjesën tjetër në liri me kusht.
Asaj i është ndaluar t’i afrohet ish-partnerit Tony.
Tony shtonte për çështjen: “Dhuna familjare ndaj meshkujve është pak ‘tabu’ por historia ime mund të ndihmojë të tjerë burra që dhunohen nga gratë e tyre. Sikur të mos kisha folur sot nuk do të kisha gjetur as Elaine.”