Peqini ka mirëpritur për herë të parë panairin Agroturistik, i cili ka mbledhur vizitorë dhe promovues të produkteve të tyre bio nga gjithë fshatrat e zonës.

Në këtë festë të organizuar nga bashkia e Peqinit, ku merrnin pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Peqin Bukurosh Maçi, deputetë të qarkut Elbasan, Evis Kushi, Dasantila Tahiraj, Saimir Hasalla, Klevis Xhoshi, Besion Ajazi, u organizuan aktivitete të cilat kishin për qëllim promovimin e vlerave dhe traditave të Peqinit. Nuk munguan edhe ekspozitat me piktura dhe foto të vjetra të qytetit, gatime tradicionale, por edhe muzikë me këngë e valle nga Shqipëria e Mesme.

Aktivitete të tilla kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.