Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë nga New Yorku e ka nisur ditën me një fotoalbum me momente nga mbledhja e zhvilluar një ditë më parë në Këshillin e Sigurimit në OKB, të cilën e drejtoi Shqipëria.
Rama ka ndarë foto me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe personalitete të tjerë të pranishëm. Ndër të tjera nga fotot vihet re edhe prezenca e bashkëshortes së tij, Linda Ramës e cila qëndron krah kryeministrit.
“Mirmëngjes, dhe me fotoalbumin e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama krah fotove.