Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar këtë të shtunë shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Me ndryshimet e bëra u prekën gjashtë ministri, ndërkohë që u shkri Ministria për Standardet dhe Shërbimet. Po ashtu u shtua një tjetër ministri pa portofol, përkatësisht Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbjan Mazniku.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar që u prezantuan nga kryeministri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë-–ERVIN METE
Ministër për Europën dhe punët e jashtme – IGLI HASANI
Ministër i Arsimit dhe Sporteve – OGERTA MANASTIRLIU
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurual – ANILA DENAJ
Ministre e Shëndetësisë, – ALBANA KOÇIU
Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit, – DELINA IBRAHIMAJ
Ministër shteti për pushtetin vendor, – ARBJAN MAZNIKU
Seanca e votimit të ministrave në Kuvend do të bëhet të hënën në ora 14:00. Pasi të votohen në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen para presidentit, po të njëjtën ditë.