Bora Zemani dhe Donald Veshaj po punojnë në një projekt të ri, i cili do të jetë një prodhim kinematografik i i zhanerit komedi romancë. Skenari i filmit “5 herë jo” mësohet se do të trajtojë copëza nga historia e tyre e dashurisë.

Sot Donaldi ka vendosur të publikojë emrin e një personazhi që është pjesë e produksionit të filmit. Bëhet fjalë për këngëtarin Alban Skënderaj, të cilin do e shohim në rolin e aktorit.