Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga oborri i OKB-së, teksa ditën e sotme do të drejtojë një seancën në Këshillin e Sigurimit me temë “mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”. Kryeministri ka ndarë një foto nga oborri i OKB-së, ndërsa shkruan se kjo seancë është ndër më të rëndësishmet e dekadës së fundit. I pranishëm në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë do jetë fizikisht edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.