“Në këtë luftë ka një agresor dhe një viktimë”. Ishin keto fjalet e Sekretarit te Shtetit Antoni Blinken, i cili i dha praktikisht pergjigje asaj qe me me heret kishte deklaruar kryeministri Rama ne Keshillin e Sigurimit te OKB.
“Kush do të mund ta përfytyronte, që një agresion i pajustifikuar, i paprovokuar, nuk do të dënohej menjëherë botërisht nga të gjitha kombet në OKB.”, u shpreh Rama me heret.
Rama: President Zelensky, jam mirënjohës për praninë tuaj këtu, në një moment kaq tragjik në historinë e vendit tuaj. Fjalët tuaja përkthejnë dhimbjet e bashkëatdhetarëve tuaj dhe përcjellin kurajon e popullit tuaj, dhe shpresën e patjetërsueshme të kombit tuaj. Shkëlqesi, ndërkohë që bota ka nevojë më shumë se kurrë për një ndjenjë të mprehtë përgjegjësie, prej të gjithëve ne, konflikte, kapje jokushtetuese të pushtetit, përmbytje shkatërrimtare, zjarre masive, ajo çfarë dëshmohet ndërkohë, janë qëndrime gjithmonë e më përçarëse, konfliktualitet në rritje brenda shteteve.
Kush mund ta përfytyronte jo shumë kohë më parë, që në dekadën e tretë, në sheklullin 21, një luftë shkatërrimtare, e nisur nga një anëtare e përhershme të këtij Këshilli, do ta vinte Evropën në rrezik. Kush do të mund ta përfytyronte, që një agresion i pajustifikuar, i paprovokuar, nuk do të dënohej menjëherë botërisht nga të gjitha kombet në OKB.
Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë të kristlatë, do të zhgënjehet Ukraina. Lufta e tre është një luftë e gjithkujt. Të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre, koontribuojmë për të mos shpërvlyer agresinin., Mund të kemi pikëpamje të ndryshme sesi të shkojmë drejt paqes, por si mund të mos kemi pikëpamje të njëjtë se kush është agresori. Bota ka nevojë për një ndjenjë ndërgjegjësie. Shqipëria ka bërë zgjedhjen e saj: të qëndrojë krah të agresuarit dhe jo agresorit.