Një peshkarexhë e vogël është fundosur brenda basenit të portit të peshkimit në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa mësohet se peshkarexha e fundosur kishte një kapacitetit 25 tonë dhe 12 metra e gjatë.
Peshkarexha e emërtuar ” Loerxho” është fundosur, pasi nuk i janë kryer shërbimet përkatëse për restaurim në mungesë të buxhetit nga ana e pronarit, ku si pasojë ka futur ujë në pjesën fundore të saj.