Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Fridman Xhaferrajt në qershor të vitit 2021.

Trupi i Fridman Xhaferrajt u gjet në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë dhe dihte me duar të lidhura. Në bazë të informacioneve ai njihej si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Fridman Xhaferraj, nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Një vit më parë bashkë me vëllanë e tij kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e forcave Shqiponja në qytetin e Vlorës. Nga kjo ngjarje, vëllai i tij ka përfunduar në burg, ndërsa Fridmani ka jetuar me Pluk të Lushnjes gjatë kësaj kohe.