Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka një talent që shumë nga ju mund të mos e keni ditur. Nano formoi një grup të muzikës “Rock”, kur ishte në vit të dytë në gjimnaz. Ai kishte rolin e solistit në grup, ku bashkë me bandën e tij improvizonin muzikën e grupit legjendar “Beatles”.

Një muzikë e tillë ishte rreptësisht e ndaluar asaj kohe nga regjimi diktatorial, por kjo nuk e ndalo Nanon të bëntë atë që kishte pasion. Ish-kreu i PS studioi në Universitetin e Tiranës në degën e Ekonomisë Politike, ku u vlerësua si një nxënës ekselent dhe një nga studentët më të mirë të universitetit. Gjatë viteve, ai mësoi pesë gjuhë të huaja ku përfshihet gjuha angleze, frenge, italishtja, rusishtja dhe gjuha serbo-kroate.

Fatos Nano ndodhet prej ditësh në një spital privat në Tiranë, ku ka qenë nën kujdesin e mjekëve në reanimacion pas komplikimeve me frymëmarrjen. Gjendja e tij është përmirësuar ditëtë e fundit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët kanë dhënë “dritën jeshile” që ish-kryeministri të dalë nga intubimi, pasi niveli i oksigjenit po normalizohet.

Fatos Nano është një nga politikantë më të shquar në Shqipëri. Ai është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste. Nano ka mbajtur postin e kryeministrit të vendit në vitin 1991, duke u rizgjedhur më pas në 2002 dhe e mbajti postin deri në vitin 2005. Ai shpalli kërkesën të zgjidhej si president më 8 korrik në vitit 2007 pas përfundimit të mandatit nga presidenti Alfred Moisiu atë kohë, por kryeministri aktual Edi Rama nuk e mbështeti.