Posteri i fushatës së kandidates për deputete në Francë, Juliette de Causans është bëre viral në internet. Votuesit kanë shprehur indinjatë se ishin “mashtruar” nga disa foto të realizuara me photoshop. Ndërsa vetë de Causans ka pranuar se ka edituar posterin me justifikim se imazhet e redaktuara do të ndihmonin për të çuar përpara kauzën e saj dhe mbi të gjitha për të pasur një foto të bukur.

Një version i pa edituar i fotografisë që “befasoi” francezët me pamjen e kuruar të kandidates, ka “nxjerrë zbuluar” këtë të fundit para zgjedhjesve të saj.

Një foto para dhe pas editimit, dukshëm tregon ndërhyrjen dhe editimin që i është bërë fotos, e cila u cilësua si mashtrim nga disa qytetarë.

“Është një mashtrim! Ju po mashtroni votuesit me foton tuaj të fushatës. Është patetike, nuk po të votoj më, ne meritojmë diçka më të mirë”, kanë shkruar ndjekësit e saj të zemëruar.

“Ajo është patetike”, komenton një tjetër.

Pas zhurmës të krijuar nga kundërshtarët e saj politikë dhe nga zgjedhësit e saj mbi përdorimin e photoshop-it në fotot zyrtare si kandidate për deputete për Europe Écologie Égalité, de Causans pranoi se e bëri këtë me arsyetimin se imazhet e redaktuara do të ndihmonin për të çuar përpara kauzën e saj.

Në të njëjtën kohë, ajo gjithashtu argumentoi se është e drejta e saj të ketë një “foto të bukur”.

Kush është kandidatja franceze për deputete

Juliette de Causans ka punuar për disa vite si mësuese përpara se të bënte debutimin e saj politik në vitin 2021.
Në zgjedhjet e vitit 2022, de Causans fitoi vetëm 4.28% të votave në rajonin malor në Ardennes të Grand Est.