Zbardhen përgjimet që çuan në pranga Elgert Gjonin në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’ dhe që siguronte llojin e ri kanabis llampë nga shteti kanadez. Gjoni shfaqet duke komunikuar me një nga blerësit e identifikuar si Enea dhe ky i fundit i kërkon që t’i sigurohet një dozë e tillë.

Por, sapo njoftohet për efektet që i shkaktohen nga përdorimi i saj, blerësi fillimisht i thotë “jo mor shok se s’du me vdek unë” dhe më pas bie dakord që dozën ta blejë ditë tjetër. Mësohet se Gjoni, bazën e kishte në zonën e Unazës së Re dhe komunikonte me klientët përmes Instagramit.

PËRGJIMET:

Elgert Gjoni: Nga cila?
Enea: Nga ato pra.
Elgert Gjoni: Nga ato konservat?
Enea: Konservat e peshkut.
Elgert Gjoni: Po të folim me atë bosin tjetër o xhi.
Enea: Jo me të pakten naj 30 tshe ca më the ti mu?
Elgert Gjoni: Si 30 tshe konserva? Ato janë do pako të zeza
Enea: Ato që më tregove në foto o burr ca kishte apo se mban mend
Elgert Gjoni: Po e di o xhi, që kush është 30 tshja o xhi.
Enea: Po dhe kjo e mirë ishte.
Elgert Gjoni: Është 3.5 (tre pikë pesë) grame 30 tshja. Vlla se nuk i kam hy kot këtij muhabeti për 300 euro.
Enea: 300 euro?
Elgert Gjoni: Po.
Enea: Ça është kjo?
Elgert Gjoni: Rabi më i frikshëm që ekzisto
Enea: Jo mor shok se s’du me vdek unë.
Elgert Gjoni: Jo nuk vdes se ta jep do lloj efektesh që nuk..
30 tshe o xhi, është 3.5 gramshe dhe ajo q*a robt e pëlqe
Enea: Atë do mor unë me kismet nga e premtja..