Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj personale.

Së fundmi, ajo po shijon pushimet në Toscana, Itali, ku ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku shihet e veshur me një stil të thjeshtë.

Ajo shihet e veshur me një kapele, bluzë të shkurtër dhe pantallona të gjera ngjyrë gri.

Në mbishkrimin e fotove ajo ka shkruar:

“E fundit për shtatorin”.