48-vjeçarja greke Irini Papagelou e zhdukur prej shtatë muajsh është gjetur në Shqipëri.
Mediet greke bëjnë me dije se gjurmët e saj të fundit kanë qenë Neohori të Halkidikisë që prej muajit mars, por është gjendur në Shqipëri të premten (15 shtator).
Autoritetet shqiptare sinjalizuan autoritetet greke se Irini u gjet në Shqipëri. Menjëherë më pas ajo u transportua në Greqi. Mbrëmë vonë, Irini është rikthyer tek familja e saj.