Nga Pëllumb Kulla

Kurre me pare ndonjeri nga shkrimet e mia te shumta nuk pat zgjuar interes dhe entuziazem sa ky i vundit mbi gjeste e kryeministrit Rama, ne Keshillin e Sigurimit.

Me kane gezuar mjaft pelqimet dhe urimet. Eshte e natyrshme.

Por ka dhe qe shkruajne kunder meje dhe shajne e shpifin pa fre. Nje te tille gjeta sot qe ne mengjes sapo hapa faqen e fejsbukut.

Ai bile me akuzon se une kam nderruar flete qekur ai paska pare enderr sikur kam kerkuar e nuk jam plotesuar me gradime!…

E ç’me gjeti mua nga nje shpifje me shume!

Po riprodhoj dhe rreshtat e ti dhe pergjigjen time per të. Dhe jo vetem per të!

KOMENTI I TIJ

Lexoj qe thone ketu ke bere shkrim brilant, keshtu thosha e une per ty kur lexoja shkrimet e tua me 1992 , kur i ngrije lavde doktor Berishes e te beri amasador ne Amerike… kur ti i kerkove te beheshe Minister i jashtem e Berisha nuk te beri, ke qe nga 97 vetem vrrer nxjerr per Berishen… ja keshtu o Pellumb o…

PERGJIGJA IME

Zoteri, ti merakosesh per karakterin e artikullshkruesit? Lere ne mjerim ate dhe shiko punen tende!

Nese do kesh vullnet te besh kerkime, kerko me 16 shtator 2013 ne shume gazeta, ne DITA, TemA, Respublika…. apo ne librin tim “Lufte pa fund” fq 616, keto rreshta:

“Dhe nese ndonjeri mbledh buzet e nuk me kupton dhe me pyet se nga me mbiu e tere kjo dashuri per Ramen, do t’i pergjigjem: Dashuri? Thjesht i uroj mbaresi.

Ja kesisoj e dua!

Por absolutisht nuk e dua, aq sa kam dashur Berishen ne ate agim te viteve Nentedhjete!”

Dhe te siguroj, zoteri, se sikur Rama te beje poshtersira, te tradhetoje interesat kombetare, te hedhe ne ere 26 vete ne ndonje punishte baruti, e 100 bëma tragjike, une nuk do ta dua me.

Une, qe tani kam shkruar shpesh kunder Rames, po qe se ke lexuar. E quaj fajtor per marreveshjen zgjedhore te prillit 2008, e kritikoj per nevojen e nje demokracie te brendshme ne parti, e tjere…

Por nese ti merakosesh per karakterin tim, lere! Merakosu me mire per tendin! Se shkrimi im eshte kunder teje, e cave si ty, qe nuk ju zgjon entuziazmin edhe kur ai ngrihet ne lartesira ku asnje burre shteti shqiptar nuk eshte ngritur me pare!

Nuk pranoni se ai deri tani ka arritur te jete zeri me i larte nderkombetar i shqiptareve.

Kunder jush e kam, o mjeranë!