Një komunitet botëror me prezencë në disa qytetare në mbarë botën, dhe pas një edicioni të parë të suksesshëm, lëvizja Climathon vjen për herë dytë në Tiranë.
Në përpjekje për të inspiruar, ndërlidhur dhe mbështetur krijuesit lokalë të ndryshimit të cilët janë të vendosur të shtyjnë vizionin e një shoqërie e përgjegjshme ndaj klimës, Climathon Tirana zhvillon edicionin e dytë në datat 26-29 Tetor 2023 pranë Pallatit të Kongreseve. Një ngjarje e cila pritet të ketë plot surpriza e integruar në Panairin Automotiv të Shqipërisë (AFA).
Themeluar nga Komisioni Europian dhe zhvilluar nga EIT Climate-KIC, Climathon është një eveniment që organizohet në formën e një hackathon i cili sjell në vëmendje çështjet e klimës. EIT Climate-KIC është partneriteti më i madh publik-privat i cili adreson sfidat klimatike përmes inovacionit duke ndërtuar një ekonomi zero-karbon.
Organizuar nga Bashkia Tiranë dhe qendra laboratorike ICTSlab në kuadër të edicionit të dytë të Panairit Automotiv në Shqipëri dhe me mbështetjen e SlovakAid, Climathon Tirana bashkon njerëzit të cilët duan të ndryshojnë vendet e komunitet e lokale, vendimmarrës e liderë të së ardhmes të cilët po kontribuojnë drejt një të ardhjeje zero-karbon.
Përmes një partneriteti strategjik, Climathon Tirana mbështetet nga DPSHTRR, Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Banka Credins e UNICEF.
Evenimentet Climathon organizohen dhe planifikohen plotësisht nga organizatorë lokalë të pavarur të cilët ndajnë interes të përbashkët për adresimin e sfidave klimatike. Këta aktorë shërbejnë si katalizatorë ndryshimi në komunitet e tyre duke krijuar hapësira diskutimi, punëtori, dhe iniciative të përballen me sfidat e ndryshimeve të klimës.
Për tu bërë pjesë e kësaj ngjarje jeni të lutur të aplikoni duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdvcyr9eZcwxq3NaeTgXYMly4xt4SDqraGpEw_iCpfvZVp46w/viewform
LEXO EDHE: Microsoft integrojë teknologjinë e ChatGPT në Word, PowerPoint dhe Outlook
Organizuar në 145 qytete dhe 56 shtete në mbarë botën, aplikimet në Climathon Tirana janë të hapura deri më datën 6 Tetor 2023.
Nën kujdesin e 21 mentorëve me përvojë, ekspertëve të fushave dhe përfaqësues të shoqërisë civile, pjesëmarrësit do të zhvillojnë zgjidhje për tre sfida klimatike me të cilat përballet qyteti i Tiranës, sfida të cilat zotërohen nga Bashkia Tiranë, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe DPSHTRR.
Sfidat e Climathon Tirana
Përgjatë një maratone 48 orëshe, pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër proceset e kuptimit të sfidave, ndërtimit të ekipeve, sesioneve brainstorm, ideimit dhe vlerësimit dhe në fund prezantimit përballë audiencës.
Për të nxitur veprim kundrejt sfidave klimatike, Climathon ndjek tre hapa: përcaktimi i sfidave klimatike, zhvillimi i zgjidhjeve për adresimin e këtyre sfidave klimatike dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për aplikimin e këtyre zgjidhjeve.
Ekonomia qarkulluese për të frenuar ndryshimet klimatike
Synon zhvillimin e zgjidhjeve që promovojnë përdorimin e teknologjisë, inovacionit dhe bashkëpunimit komunitar për të krijuar një mjdes dhe klimë të qëndrueshme bazuar mbi 5 R-të: Refuzo, Redukto, Ripërdor, Rikrijo dhe Riciklo. Ekonomia qarkulluese nënkupton ruajtjen e produkteve dhe materialeve në përdorim për të rikrijuar dhe rindërtuar për të përfituar vlerën maksimale nga cikli i jetës së një produkti.
Smart Mobility
Teknologjitë dixhitale në fushën e lëvizshmërisë po mundësojnë gjithnjë e më shumë zgjidhje të zgjuara me një mendësi të re të transportit në zonat urbane dhe ka ë vëmendjen adresimin e problematikave në këtë sektor duke përmirësuar cilësinë e jetës në qytet, ulur ndotjen e ajrit, kursyer kohë në lëvizshmëri dhe garantuar rrugë më të sigurta.
Teknologjia AI për sipërmarrjen e gjelbër
Kjo sfidë synon të inkurajojë aplikuesit të përdorin aftësitë e tyre inovative dhe teknologjinë AI për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme për bizneset në Tiranë siç është përmirësimi i proceseve prodhuese dhe paketuese, aplikimi i teknologjisë së gjelbër në projektimin e ndërtesave dhe infrastrukturës me qëllim që të ulet ndikimi i sipërmarrjeve në ndotjen mjedisore.
LEXO EDHE: Fituesit e Climathon Tirana priten nga Bashkia Tiranë
Kush mund të bëhet pjesë e Climathon?
Të gjithë të rinjtë të cilët kanë një ide për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lidhur me klimën. Aplikimet mund të bëhen në grup ose si individë, startupe apo organizata, profesionistë të rinj ose studentë të cilët kanë menduar një zgjidhje sesi të përmirësojnë klimën në nivel lokal.
Si një katalizator ndryshimi, Climathon fuqizon individët dhe komunitetet të bëhen liderë të klimës. Duke krijuar një ambient frymëzues, ideues si dhe hapësirë për eksperimentim dhe implementim të zgjidhjeve, Climathon inkurajon pjesëmarrësit të mendojnë në mënyrë kreative përmes evenimenteve, punëtorive dhe programeve të saj.
Pse duhet ti bashkoheni Climathon?
Climathon është një mundësi për të vepruar dhe krijuar zgjedhje reale kundrejt sfidave klimatike me të cilat përballet komuniteti juaj lokal apo qyteti.
Duke ju bashkuar Climathon:
Ju kontribuoni për ta bërë qytetin më të qëndrueshëm përballë sfidave klimatike.
Takoheni me liderë lokalë nga akademia biznesi dhe institucionet publike.
Zhvilloni aftësitë e të folurit në publik, mendimin inovativ dhe eksploroni mjete dhe metodologji të reja.
Bashkoni forcat me sipërmarrës, studentë dhe zhvillues me interesa të përbashkëta.
Krijoni ide dhe zgjidhje të cilat mund të shndërrohen në biznese reale.
Bëheni pjesë e një komuniteti global që punën bashkërisht për të vepruar ndaj sfidave klimatike.
Në përfundim të evenimenti do të shpallen tre ekipe fituese të cilët përfitojnë mbështetje financiare. Një buxhet me vlerë 3,000 euro është rezervuar si shpërblim gjatë aktivitetit për zgjidhjet më të mira.