Egnatia mposhti me shifrat e thella 0-4 Kukësin në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Superiore.
Ndeshje pa shumë histori në Kukës, ku vendasit konfirmuan problemet dhe pritet të kenë vështirësi të mëdha këtë sezon.
Në minutën e 19-të, Paulauskas përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ia doli ta dërgojë në rrjetë.
10 minuta më vonë, ishte Dwamena, i cili me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, e ndali topin në fundin e rrjetës.
Në pjesën e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht ishte Dwamena, i cili shënoi të tretin në minutën e 50-të, ndërsa Isgandarli vulosi shifrat në 0-4 në minutën e 58-të.
Kjo është fitorja e parë për Egnatian, që ngjitet në vendin e katërt me 3 pikë, ndërsa Kukësi mbetet i fundit me 0 pikë.