Autoritetet ekuadoriane kanë njoftuar se 57 rojet dhe oficerët e policisë që u mbajtën peng për më shumë se 24 orë në burgjet e vendit, janë liruar.
Mediat e huaja shkruajnë se 50 rojet dhe shtatë policë, pengje të të burgosurve në gjashtë burgje, iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Një ditë më parë grupet kriminale në Ekuador përdorën eksplozivë për të dëmtuar një urë, më e fundit në një seri sulmesh këtë javë. Askush nuk u lëndua nga shpërthimi.