Është gjetur i vdekur autori i dyshuar i vrasjes së Klodiana Vefës, e cila u vra të enjten në darkë afër banesës së saj. Ngjarja ndodhi në provincën e Firences
Pasi vrau Klodiana Vefën, Alfredi qëlloi veten me armën e përdorur për të vrarë gruan e tij. Trupi i pajetë është gjetur në një zonë të izoluar
Pasi e vrau gruan e tij Klodiana Vefa dhe u largua nga vendi i krimit, shqiptari Alfred Vefa ka vrarë edhe veten. Karabinierët kanë gjetur të vdekur në një zonë të izoluar në San Casciano Val di Pesa. Sipas hetuesve, ai ka vrarë veten me armën që përdori edhe për të vrarë nënën e dy fëmijëve.
Shqiptari ishte në kërkim që prej së enjtes, kur qëlloi në kokë Klodianën, ndërsa ajo ndodhej në rrugë jashtë shtëpisë së saj, në Castelfiorentino, një qytet në provincën e Firences. Më herët gruaja kishte marrë tashmë kërcënime nga partneri i saj: “Ti do të jesh i imja – ose e askujt tjetër”.
Pavarësisht një martese që kishte përfunduar, shqiptarët ende jetonin së bashku. Megjithatë, ajo shpresonte që një ditë të transferohej në një shtëpi tjetër me dy fëmijët e saj. Alfredi, donte të ndërtonte një marrëdhënie të re, por ish gruaja e tij kishte filluar një lidhje tjetër dhe këtë ia kishte dekkluar ish bashkëshortit. Një natë më pas Alfred Vefa e vrau.
Çifti kishte dy fëmijë: një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare, që të dy dolën me vrap në rrugë pas të shtënave, duke gjetur nënën e tyre në tokë.
Klodiana punonte në një kompani këpucësh dhe kamariere në një piceri në fundjavë. Autori i ngjarjes ishte murator edhe pse para pak kohësh kishte mbetur i papunë. Ata jetonin nën të njëjtën çati, por kishin ndërprerë lidhjen e tyre 6 vite më parë. Ngjarja erdhi për shkak të xhelozisë ku ish burri i kishte thënë se ajo i ka ditët të numëruara “. Megjithatë, në polic nuk ka asnjë ankesë apo denoncim nga Klodiana Vefa.
Pronari i picerisë ku punonte viktima tha: “Në 2 vitet e fundit ai ia kishte bërë të pamundur jetën dhe ajo donte të largohej nga ajo shtëpi”. Kryetari i bashkisë Castelfiorentino, Alessio Falorni, ka shpallur dy ditë zie qytetare. Ditën e djeshme në Bashki u zhvillua një homazh me pishtarë në kujtim të Klodianës.
Klodiana Vefa, 36-vjeçarja shqiptare u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të enjten e 28 shtatorit 2023.
Vrasja ndodhi në një rrugën ‘Galvani’. Kanë qenë disa rezidentë të zonës që njoftuan për vrasjen pasi dëgjuan të shtëna me armë. Mjekët e ndihmës së shpejtë nuk mund të bënin asgjë por vetëm të konfirmonin vdekjen e 35 vjeçares shqiptare.
Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj.