Ardian Ismajli u detyrua të largohej në minutën e 51 në duelin e humbur nga Empoli përballë Interit.

Nga ai moment drejtuesit e ekipit madje edhe në Shqipëri shqetësimi ishte i madh pasi mendohej se dëmtimi ishte i rëndë.

Pas disa analizash mjekët e Empolit kanë dalë në përfundim se dëmtimi nuk është serioz dhe se po bëhet gjithçka për të rikthyer Ismajlin që në ndeshjen e radhës.

Nesër në orën 12:30 Empoli sfidon Bolonjën.