FIER- Policia ka goditur një grup të trafikut të drogës në qytetin e Fierit. Kreu i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika në një konferencë për mediat, tha se droga ishte ndarë në pako dhe si destinacion kishte shtetin fqinj të Greqisë.

Ai tha se janë sekuestruar 30 kilogramë kanabis dhe 500 gramë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 2 persona, Panajot Shahaj dhe Osmen Mehmetaj, ndërsa Eduart Mehmetaj është shpallur në kërkim. Ky i fundit sipas të dhënave ishte truri dhe organizatori i grupit.