Ernest Muçi ka shënuar golin e tretë në ndeshjen e shtatë në Poloni. Legia e Varshavës barazoi 1-1 kundër Piast Gliuice në udhëtim, me golin e kryeqytetasve që u shënua nga sulmuesi i Kombëtares.

Muçi mori një pasim të bukur nga Gula në minutën e 69-të, ndërsa pas një kontrolli dhe marrje të mirë, dribloi kundërshtarin dhe gjeti fundin e rrjetës. Sulmuesi 22-vjeçar ka treguar një formë të mirë këtë sezon, duke bërë që Sylvinho ta ketë pjesë të listës në Kombëtare.

Këtë duel Muçi e nisi nga minuta e parë, duke ia shpërblyer me gol besimin trajnerit Runjaic.