Dashi

Fatmirësisht, falë ndikimit pozitiv të Venusit jeta juaj në çift do jetë e shkëlqyer. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Beqarët do flirtojnë pa fund me personat që do takojnë, pa e kuptuar se dikush ka kohë që i vështron. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Demi

Do zgjoheni me humor të keq gjatë kësaj dite dhe në orët e para të mëngjesit do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin/en. Megjithatë falë durimit të tij dhe tolerancës atmosfera do përmirësohet shpejt. Beqarët do kenë një takim me të vërtetë për të mos u humbur. Mjedisi yjor do jetë i favorshëm për financat.

Binjakët

Venusi dhe Marsi premton një ditë të kënaqshme për çiftet. Do ndiheni për mrekulli pranë atij/asaj që dashuroni. Beqarët meshkujt do jenë më të privilegjuarit në dashuri, femrave do ju duhet ende të persin. Financat nuk do jenë shumë të mire për shkak të shpenzimeve. Kujdes.

Gaforrja

Ditë mjaft e ngrohtë dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Beqarët nuk do jenë në ditën e tyre më të mirë dhe nuk do tregohen aspak të hapur ndaj ftesave që do ju bëhen. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe sepse situata nuk është e qëndrueshme.

Luani

Jeta juaj në çift do ketë ulje dhe ngritje gjatë kësaj dite. Herë pas here do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Beqarët do kenë shumë mundësi për takime dhe do mund të bëjnë zgjedhjen më të mirë të mundshme. Në planin financiar situata do fillojnë dalëngadalë të përmirësohet.

Virgjëresha

Mos e kundërshtoni për gjithçka partnerin/en tuaj sot sepse mund të keni debate të zjarrta me të. Më mirë toleroni nga pak. Beqarët nuk do e humbin optimizmin edhe sikur të mos e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ndihen mirë edhe vetëm. Saturni do jetë i pozicionuar keq në sektorin financiar.

Peshorja

Keni shumë kohë që jeni në një lidhje? Priten ndryshime të rëndësishme gjatë kësaj dite të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Partneri/ja do ju bëjë surpriza të mrekullueshme. Beqarët nuk duhet të bëjnë çmenduri vetëm e vetëm për të gjetur princin e tyre. Situata financiare do jetë e stabilizuar.

Akrepi

Pas një periudhe të vështirë dhe të mbushur me mosmarrëveshje në çift, sot do e rigjeni qetësinë dhe harmoninë. Si ju ashtu edhe partneri/ja do falni dhe do hapni rrugë. Beqarët do e shfrytëzojnë pa fund lirinë që kanë. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim, por duhet të mateni para se të shpenzoni.

Shigjetari

Do kaloni një ditë shumë të qetë në jetën tuaj në çift. Secili do respektojë mendimin e tjetrit dhe nuk do keni as debatin më të vogël. Beqarët do kenë flirtime pa fund, por asgjë serioze nuk do ndodhë. Duhet ende të prisni edhe pak kohë. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm nëse nuk doni të mbeteni pa asnjë para.

Bricjapi

Ditë premtuese kjo e sotmja edhe për ju. Do flisni për gjithçka me partnerin/en tuaj dhe do thurni plane afatgjata mbi të ardhmen. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Në planin financiar do arrini të kryeni transaksione dhe investime të rëndësishme.

Ujori

Marrëdhënia në çift do jetë mjaft harmonike gjatë kësaj dite. Së bashku me partnerin/en do provoni eksperienca të reja dhe mjaft entuziazmuese. Do i harroni mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët do takojnë një person i cili do ua shtojë dëshirën për të jetuar. Të ardhurat do kenë përmirësime të menjëhershme të cilat as që nuk i keni pritur.

Peshqit

Do ketë shumë turbullira sot në jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Mundohuni të ndryshoni sjellje dhe t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah. Beqarët edhe sot do e vuajnë pa masë vetminë dhe do ndihen keq. Në planin financiar perspektivat nuk do jenë aspak të mira.