Eni Jani dhe Genc Fuga festojnë sot 17-vjetorin e martesës. Ka qenë aktorja ajo e cila ka bërë një postim të ëmbël në mediat sociale në këtë ditë të veçantë.

Eni ka ndarë një foto të tyre krah vajzave dhe disa foto nga dasma. “Para 17 vjetësh festuam dhe sot me zemrën plot dhe bekime rrethuar”- shkruan ajo.

Kujtojmë se javët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për aktorin i cili kaloi një urgjencë shëndetësore. Eni u detyrua të ndante publikisht lajmin se aktori kaloi një goditje në tru, pikërisht kur Genci ndodhej në operim, duke kërkuar ndihmën e njerëzve. Për fat të mirë operimi mbaroi me sukses dhe gjendja e Gencit u stabilizua në kohë.