Sot në mbledhje e parë të komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Flutura Açka ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion dhe është në pritjes së miratimit.

“Të jem e sinqertë ndjej jo vetëm fyerje të kësaj natyre, në lidhje me punën, por edhe çështje etike me ju. Unë i kam kërkuar kryetarit të partisë time dorëheqjen nga ky Komision, sepse kam turp me njerëz të cilën nuk kanë minimum njerëzor. Dorëheqja nuk më është aprovuar dhe jam duke pritur”, ka thënë ndër të tjera Flutura Açka.

Kjo është dorëheqja e dytë në këtë komision, pasi edhe nënkryetari Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen dhe priten zëvendësimet.