Nga megaoperacioni i madh Policisës së Shtetit i shtrirë në gjithë territorin e vendit janë mbi 200 të arrestuar, bëjnë me dije burime nga Ministria e Brendshme.

Një operacionin antidrogë është duke u zhvilluar nga policia e Tiranës, Sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqyteti për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike. Sipas burimeve janë lëshuar në total vetëm për qytetin e Tiranës janë lëshuar 120 urdhër arreste. Deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar në polici mbi 70 persona.

Operacioni i policisë është shtrirë kudo nëpër Tiranë, nga Vora, Shkolla e Bashkuar, ish-Bllok, Kamëz, afër qendrës, Tiranë e Re e më gjerë. Personat e arrestuar i përkasin disa grupeve kriminale. 8 persona, veç këtyre 120 që është lëshuar urdhër-arresti sot janë arrestuar që më herët në operacione të mëparshme.

Mbi 6 muaj hetimesh, mbajtje në vëzhgim dhe dokumentim me prova i veprimtarisë kriminale. Grupet kriminale të përfshirë merreshin me shitje të llojeve të ndryshme, nga kokaina deri tek llojet e tjera. Burime thonë se është sekuestruar kokainë, peshimi i të cilës nuk është bërë akoma për shkak të vijimësisë së operacionit. Ndërkohë gjatë tij është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze.

Burimet thonë se gjithashtu janë kapur qindra doza kanabisi dhe shuma të mëdha parash. Ka edhe vajza të përfshira në këtë veprimtari kriminale. Operacioni veç Tiranës është zhvilluar edhe në qytete të tjera ku forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Elbasan, Fier, Shkodër dhe Durrës.