Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga stuhia “Daniel” që ka goditur Greqinë qendrore prej rreth tre ditësh tashmë.
Raportohet se janë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të vendit, me qindra shtëpi të përmbytura si dhe mijëra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit.
Sipas mediave greke, mësohet se autoritetet vijojnë operacionet e shpëtim-kërkimit për personat e bllokuar në banesat e tyre, si dhe për një pjesë tjetër që janë shpallur të zhdukur.
Në rajonin e Kardicës, në komunën e Palamasit, fshatrat janë nën uji dhe banorët janë shprehur se ka një numër të lartë personash të zhdukur.
Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme dhe në funksionimin e spitalit në Volos, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe mungesës së ujit të pijshëm.
Autoritetet kanë ngritur alarmi për mundësinë e vërshimit të lumit Pinio në qytetin e Larisës pasi ekziston mundësia që lartësia e nivelit të tij ka arritur në 9.5 metra.
Në një pjesë të lagjes Agios Thomas, në qytetin e Larisës që është ngjitur me Pineo, uji ka mbuluar tashmë rrugë, oborre shtëpish, ndërsa nga makinat shihen vetëm çatitë dhe banorët thonë se uji ka arritur nivel të lartë.