Kuvendi i Shqipërisë votoi sot dhe dy ministrat e rinj duke i dhënë kështu formë të plotë kabinetit të ri qeveritar me të cilin do të qeveris kryeministri Edi Rama deri në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Kuvendi votoi shkarkimin e ministres të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimin në vend të saj i Ervin Metes. Po ashtu, është dhe votoi emërimin në detyrë të Delina Ibrahimajt si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Ministrja Delina Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa u emërua si ministre me 73 vota. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete u votua me 74 vota pro.
Basha i cili nuk mundi të ishte i pranishëm në seancën e kaluar ku u votuan 5 ministra këtë herë ishte i pranishëm në seancë. I shoqëruar nga deputetët e tij ka hyrë në Kuvend ku garantoi votën pro për rritjen e pagës së gjyqtarëve por votoi kundër emrave të rinj të qeverisë Rama.
Disa deputetë e kanë shfrytëzuar seancën për të bërë dhe përshëndetjet e ngrohta mes njëri tjetrit.