Bjellorusia ka vendosur që të rekrutojë në ushtri pjesëmarrëset e konkursit të bukurisë, në mënyrë që të frymëzojë vajzat dhe gratë që t’i bashkohen luftës së Vladimir Putinit.
Në bazën ushtarake, zyrtarja e lartë Oksana Novikova u tha bukurosheve se “atdhedashuria, patriotizmi dhe ndjenja e përgjegjësisë kanë qenë gjithmonë brenda rinisë, pavarësisht gjinisë”.
Miss Bjellorusia 2023, Nadezhda Tolstikova, u shpreh kështu pas stërvitjes ushtarake: “Përshtypjet janë fantastike. U praktikova në qitje dhe më bëri për vete aroma e barutit. E sigurt që do të kthehem prapë të praktikohem edhe më shumë”.