Sulmuesi i Tottenham, Son Heung-Min vendosi të bënte foto dhe të shoqërohej me fansat, por u gjend në një situatë të çuditshme. Arsyeja është se një vajzë kishte telefon “iPhone” dhe Son nuk i lejohet të fotografohet me të, pasi ka kontratë me “Samsung”.

Futbollisti i Koresë së Jugut dhe i Tottenhamit, Son Heung-Min ishte në grumbullim me kombëtaren e tij dhe kohën e lirë e shfrytëzoi për t’u shoqëruar me fansat. Son luajti 90 minuta në një ndeshje miqësore kundër Uellsit, por nuk shënoi gol dhe ndeshja përfundoi 0-0.

Para ndeshjes Son vendosi të bënte foto dhe të shoqërohej me fansat, por u gjend në një situatë të çuditshme. Arsyeja është se një vajzë kishte një telefon “iPhone” dhe sulmuesi nuk lejohet të fotografohet me të, pasi ka kontratë me “Samsung”. Futbollisti menjëherë i ka kërkuar falje vajzës dhe i ka shpjeguar situatën, por ka thënë se ai mund të fotografohet nëse ajo mban telefonin në dorë. E gjithë situata ishte shumë e çuditshme dhe në fund vajza gjeti Samsung-un, kështu që Son e mori menjëherë dhe ata bënë një foto.