Adriatik Lapaj, një personazh qesharak që e nxjerrin çdo ditë në television, ka krijuar një parti së bashku me gruan e Gerti Bogdanit dhe humoristin Florian Binaj.
“Këta të tre kanë formuar një parti të re politike dhe duan të vinë në pushtet.
I pari majtas, paterica e Argita Berishës dhe dhëndri i Alltun Çelës, ish- kryetarit të gjykatës së Sarandës i zbythur nga sistemi i drejtësisë me ceremoni për krime dhe korrupsion.
Dhëndri dyshohet se i pastron paratë vjehrrit.
E dyta në mes me burrin opozitar, deputet te PD, kësaj here kërkon ta provojë edhe vetë pushtetin.
I treti aktor humori, i konvertuar në opozitar që partinë e tij e promovon te televizioni i Shkëlzen Berishës…
Gjellë e vjetër e thartuar në tenxhere të re”, shkruan gazetari Bledi Mane.
Adriatik Lapaj nga ana tjetër, ka shpërthyer me fjalë rruge.
“Besoj te ka ardhur padia penale dhe civile nga vjerri. Do ta hash o trim. Do duhet ta provosh ne gjykate kush pastron para. Tani meqe je tip skuthi hiqe ate fjalen “dyshohet”. Thuaje troc qe une pastroj para dhe une publikisht te premtoj qe do te coj ne gjykate. Do shkojme ne gjykate e do ta ndajme bashke ne te dy. O ti provon parate qe pastroj une dhe une shkoj ne burg o ti vete ne burg. Legen”, i shkruan ai.
“Adriatik Lapaj qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde të nxorra nga shinat. Fut hundët në një pronë private dhe intimidon, fyen dhe kërcënon një gazetar me fjalët “do ta hash o trim”, “tip skuthi”, “legen”…
Qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde ta grisa cipën e hipokrizisë dhe e tregove veten sa ordiner je në komunikimin publik. Sa për kërcënime, po ta them ty, vjehrrit tënd të nëmur, Argitës tënde tutore dhe kujtdo tjetër te ajo partiçka jote se keni gjetur personin e gabuar. Kur publicistika ime trondiste themelet e familjeve mafioze Berisha, Fullani, Llalla, Zaganjori, Beqja, Gjingjoni ti ishe ende një Monikë Leëinsky që i bëje gojore servilizmit të Kreshnikut.
Ndaj kur të ballafaqohesh me mua rritu fizikisht, zmadhou mendërisht, ndrysho modelin e flokëve, mos vish këpucë me majë, mos përthyej gjunjët kur ecën në asfalt, mos haj djathë lope që në mëngjes dhe mos lexo vetëm librat e Isabelle Allendes.
Kujdes edhe një herë me kërcënimet ndaj meje ndërkohë na trego pse vettingu e qëroi me ceremoni vjehrrin tënd të korruptuar dhe kush i pastron paratë e tij, ti apo ndonjë mysybet si puna jote. Takohemi bashkë ku të duash, edhe në gjykatë, edhe te ushqimorja jote, edhe në Sarandë, edhe në Tiranë”, i përgjigjet nga ana tjetër gazetari Mane.