Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve për ndarjen nga jeta të gazetares Rudina Dervishi. Begaj shkruan se ajo ishte u shndërruar në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të ‘Zëri i Amerikës’, znj. Rudina Dervishi.

Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit.