Pas lajmit të bukur të shtatzënisë, Greta Koçi ka zbuluar edhe gjininë e bebit.
Në një postim nga festa e organizuar për zbulimin e gjinisë, këngëtarja mban në duar tullumbace blu duke konfirmuar se do të bëhet nënë e një djali.Ndjekësit komentonin prej kohësh shfaqjen e saj me fustane të gjera, performancat me atlete duke shkruar se mund të ishte në pritje të ëmbël.
Vetë Greta konfirmoi dyshimet e tyre me një video ku përkëdhelte barkun: “Në pritje të ëmbël… më e lumtur se kurrë”.