Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.
Në këtë përvjetor, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nderuar familjen Krasniqi me një dekoratë “Ibrahim Rugova” për kontributin e kolonel Krasniqit.

Abdixhiku e quajti Krasniqin intelektual me vlera atdhetare, duke shtuar se dekorata “Ibrahim Rugova” për familjen Krasniqi do të shërbej për të gjithë brezat e ardhshëm.

Ndërsa, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se figura ushtarake e Krasniqit ka një prejardhje me familje patriotike. Ai tha se kolonel Krasniqi gjatë rrugëtimit të tij ka pasur shumë sfida të cilat i ka kaluar me mençurin e tij. Në akademinë përkujtimore është shfaqur edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e kolonel Krasniqi. Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë derisa autorët e vrasjes vazhdojnë të mbesin të panjohur që nga ajo kohë.