Mentori spiritual Baba G është nga India dhe udhëton nëpër botë. Ai ishte në Greqi kur në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Good morning Albanians” e cilësoi si mrekulli lindjen e fëmijës me 26 gishta në vendin e tij.
Nga ana tjetër, prindërit e foshnjës e quajtën atë rimishërimin e një perëndeshe hindu.
“Hyjnia perëndesha hindu që jeton në atë zonë ka shumë duar dhe domosdo ka dhe shumë gishtërinj, prandaj dhe ky fëmijë shihet si një lloj rimishërimi i kësaj perëndeshe,” – u shpreh Baba G.
Vajza e vogël, e cila ka lindur në një spital në Bharatpur, në shtetin verior indian të Rajasthan, ka shtatë gishta në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën këmbë.