Ish-zyrtari i lartë i CIA-s, Rolf Mowatt Larssen, pohon që agjencia ku ai punonte e dinte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të goditeshin nga terroristi Osama Bin Laden, por nuk kishin parashikuar datën 11 Shtator 2001, mënyrën me aeroplan dhe vendin tek kullat binjake.

Në një intervistë në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Rolf Mowatt Larssen deklaroi se CIA e njihte Osama Bin Laden që në vitin 1990 dhe e mbante nën monitorim.

Por ai pranon se agjencia amerikane e nënvlerësoi rolin e Bin Laden dhe la jashtë vëmendjes grupin operacional të terroristit më të kërkuar në atë kohë.

Për këtë arsye ndodhi sulmi terrorist i 11 Shtatorit 2001, kur avionët e pasagjerëve të marrë peng u përplasën 2 në kullat binjake dhe 1 në Pentagon.

Blendi Fevziu: Më pas, ju u përfshitë për një kohë të gjatë në luftën kundër terrorizmit. Si filloi terrorizmi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe pas Luftës së Ftohtë.

Rolf Mowatt Larssen: Përshkrimi më i mirë që dëgjova lidhur me ndryshimin e terrorizmit ishte nga një miku im i cili po punonte me grupet arabe duke parë terroristët e Gaddafi-t. Ai tha se ky nuk është një problem i cili…

Blendi Fevziu: Gaddafi dhe palestinezët nisën terrorizmin ose radikalizmin edhe në vende të tjera. Në Arabinë Saudite, në Afganistan dhe pas luftës me Bashkimin Sovjetik. Si nisi ky lloj terrorizmi?

Rolf Mowatt Larssen: Mendoj se nisi nga mendimi se është diçka të cilën mund ta menaxhojmë. Është ideja se mund të menaxhojmë terrorizmit, qoftë kjo rrëmbim i avionit dhe vrasje dhe parapritur Al Qaeda na tregoi fatkeqësisht. Ne e quajmë dështimi i imagjinatës në Shtetet e Bashkuara. Ne dështuam të imagjinonim se një grup terrorist mund të shkojë në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe të godasw objekte strategjike.

Blendi Fevziu: Normalisht, CIA kur vendosi në shënjestër Osama Bin Laden-in dhe Ayman Al-Zawahiri-n? Ndoshta dy personat më të njohur, të dy të vrarë tashmë, Osama Bin Laden më duket para 12 vjetësh ndërsa Ayman Al-Zawahiri vitin e kaluar. Kur u vunë në qendër të vëmendjes të CIA-s? Në cilin vit?

Rolf Mowatt Larssen: Bin Laden-in e vumë re në fillimet e viteve 1990. Dimë për të edhe përpara por askush, por vetëm një grup i vogël njerëzish e ndiqte atë vazhdimisht, jo duke përdorur kaq shumë burime. Me sinqeritet mund t’iu them se e nënvlerësuam…

Blendi Fevziu: Ju e nënvlerësuat…

Rolf Mowatt Larssen: E nënvlerësuam në atë kohë, deri më 11 Shtator ndërsa më pas e mbivlerësuam pas 11 Shtatorit sepse ishim të vendosur… në atë kohë ishim të vendosur të zhduknim tërë problemin që kishim nënvlerësuar para 11 shtatorit.

Blendi Fevziu: Cila ishte fuqia e vërtetë e Osama Bin Laden-it, Ayman Al-Zawahiri-t dhe terroristëve të tjerë?

Rolf Mowatt Larssen: Do të merrni përgjigje të ndryshme nga çdo zyrtar i CIA-s. Përgjigja ime është shumë e thjeshtë. U shqetësova shumë menjëherë pasi u vendosa në sektorin e luftës kundër terrorizmit pas 11 shtatorit sepse e shikoja Bin Laden-in si vizionar. Ai bashkoi militantët radikal në një vizion për të sulmuar Amerikën. Ideja ishte të rrëzonin Shtetet e Bashkuara ashtu siç mendon që kishin rrëzuar Bashkimin Sovjetik. Pra, vizioni i tij ishte shumë i madh. Ideja se mund të rrëmbesh 6 avionë dhe t’i përplasësh në godina, të rrëzosh Kullat Binjake dhe të sulmosh Pentagonin ishte kaq qesharake për ne sa askush nuk e imagjinonte para se të ndodhte. Madje edhe tani kur i kthehemi pas, duhej ta kishim parashikuar.

Blendi Fevziu: Normalisht shumë njerëz nëpër botë pas 11 Shtatorit mendonin, si është e mundur që disa persona nga një vend i huaj si Afganistani ku nuk ka ujë të pijshëm, telefona dhe komunikim arrijnë të organizojnë një sulm të tillë? Një sulm në zemrën e shoqërisë më të sofistikuar në botë.

Rolf Mowatt Larssen: Problemi qëndron tek mentaliteti i gabuar. Kur unë i jap mësim të rinjve i them Sun Tzu-n. Sun Tzu-ja thoshte: njihe vetën tënde dhe njeh armikun dhe do të fitosh 100 beteja. Pra, të njohësh veten tënde do të thotë se duhet të jesh i përulur dhe të kuptosh se kundërshtari mund të të surprizojë. Duhet ta njohësh kundërshtarin dhe asnjëherë të mos e nënvlerësosh. Duhet të kesh empati për objektivat dhe qëllimet e kundërshtarin pasi kështu do të kesh mundësinë ta shkatërrosh me më shumë efikasitet.

Blendi Fevziu: George Tenet, i cili është nga Shqipëria, prindërit e tij vijnë nga këtu, ka thënë në librin e tij të kujtimeve se mëngjesin e 11 shtatorit, duke ngrënë mëngjes me një prej senatorëve apo kongresmenëve, nuk e mbaj mend ekzaktësisht emrin, iu tha se problemi më i madh i Shteteve të Bashkuara tani ishte Osama Bin Laden-i. Dy minuta më vonë Osama Bin Laden-i u përgjigj duke sulmuar Nju Jork-un dhe Pentagonin në Uashington. Kjo do të thotë se CIA e ka pasur Osame Bin Laden-in në qendër të vëmendjes. Dështoi CIA të parandalonte ngjarjen e 11 shtatorit?

Rolf Mowatt Larssen: Në fillim dua të them se George Tenet nuk është vetëm një mik i imi, dhe një hero por po ashtu përmendet edhe në librin im. E di që është fakt që është shumë krenar për prejardhjen e tij shqiptare. Doja ta përmendja këtë. Ai e di se unë jam këtu këtë javë dhe është shumë i gëzuar që unë do të eksploroj sado pak vendin. Kam qenë në stafin e tij të lartë mëngjesin e 11 shtatorit. Mund të them nga dëshmitë e mija personale, nga vëzhgimet e mija direkte se ne e dinim se do të goditeshim nga Osama Bin Laden-i dhe Ayman Al-Zawahiri muaj para 11 shtatorit. E dinim. Pyetja ishte se ku dhe në çfarë mënyre…

Blendi Fevziu: Ju kishit informacion se diçka do të ndodhte…

Rolf Mowatt Larssen: Po.

Blendi Fevziu: Por nuk e dinin se si, me avion apo me diçka tjetër. Ju dinit vetëm se do të kishte një atentat të madh nga ai.

Rolf Mowatt Larssen: Ne dinim se do të ishte diçka e madhe. Dinim se mund të ndodhte brenda Shteteve të Bashkuara, dinim se do të ndodhte menjëherë. Do të ndodhte së shpejti por nuk pamë kohën.

Blendi Fevziu: Grupi i tij operacional le të themi se ishte jashtë vëmendjes tuaj.

Rolf Mowatt Larssen: Kjo është çka ndodhi. Kjo është arsyeja pse ne kemi spiunë mes nesh. Kështu veprojnë terroristët. Ne nuk dimë gjithçka. Më herët më pyetët për CIA-n. Ne na pëlqen që njerëzit të mendojmë se dimë gjithçka por fatkeqësisht nuk i dimë, sidomos në ato rrethana.

Blendi Fevziu: Pas 11 shtatorit ju keni qenë i ngarkuar me hetimin e potencialit të luftës me armë të shkatërrimit në masë në duart e terroristëve. Është e vërtetë se Al-Zawahiri ka qenë i ngarkuar për të krijuar një bombë atomike?

Rolf Mowatt Larssen: Po, Al Qaeda. Kjo është gjëja më e frikshme që mësuam se Al Qaeda kishte si synim zhvillimin e armëve biologjike.

Blendi Fevziu: Armë atomike është më e lehtë për tu kuptuar nga publiku.

Rolf Mowatt Larssen: Dhe një bombë bërthamore.

Blendi Fevziu: Mundej një person në Afganistan të krijonte një bombë atomike?

Rolf Mowatt Larssen: Është shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse fatmirësisht…

Blendi Fevziu: Megjithatë, ata e nisën programin.

Rolf Mowatt Larssen: E nisën programin.

Blendi Fevziu: Ata donin të blinin një bombë atomike apo ta krijonin vetë atë?

Rolf Mowatt Larssen: Ta blinin, ta vidhnin ose ta ndërtonin.

Blendi Fevziu: Të gjitha mundësitë. Kanë qenë pranë?

Rolf Mowatt Larssen: Jo.

Blendi Fevziu: Jo…

Rolf Mowatt Larssen: Nuk mendojmë se ishin pranë megjithatë ishim të shqetësuar për çfarë nuk dinim. Ky është shembulli i të qënit i përulur. Unë personalisht e dëgjova nga Presidenti dhe nga Zv. Presidenti të cilët do i citoj vazhdimisht. Ishin të interesuar personalisht…