Vila “Les Cèdres” në Rivierën Franceze është një nga shtëpitë më të shtrenjta në botë.
Rinat Akhmetov, një miliarder nga Ukraina, u bë pronar nderi i një vile imponuese të arkitekturës antike me prekje moderne.
Për të janë paguar 220 milionë euro të pabesueshme dhe ndërkohë është rritur vlera.
Për krahasim, për çmimin e një vile 190-vjeçare që ndodhet në 35 hektarë tokë, mund të blini 10 mijë kilogramë ar ose 50 vetura më të shtrenjtat në botë.
Shtëpia është ndërtuar për Mbretin e atëhershëm të Belgjikës, në vitin 1830, transmeton Telegrafi.
Ngjyrat mbizotëruese të jashtme janë ngjyra salmoni dhe rëre, që janë shenjë dalluese e dinastisë belge.
Domethënë, nuancat u ndikuan nga Mbretëria e Sardenjës, e cila sundonte në atë kohë.
Njëzet vjet pasi u ndërtua, kryetari i qytetit të vogël të Les Cèdres bleu shtëpinë për të drejtuar një fermë ulliri. Edhe sot, kjo vilë imponuese ka në pronën e saj pemë ulliri më shumë se 300 vjeçare.
Shtëpia është e pabesueshme 1700 metra katrorë dhe ka 14 dhoma gjumi, një pishinë me përmasa olimpike, një bibliotekë me panele druri që përmban 3000 libra mbi florën dhe natyrën, një pellg të krijuar nga njeriu me zambakë amazonianë, një statujë bronzi të Athinës, një llambadar, sallën e vallëzimit, një stallë mjaft e madhe për 30 kuaj, dhoma të mëdha ndenjeje dhe portrete të shekullit të 19-të në korniza luksoze.
Ndërsa, sa i përket vendndodhjes mund të thuhet se është për të dëshiruar. Është afër Nicës dhe ka pamje nga bregu i Detit Mesdhe, dhe nga këndvështrimi mund të shihni edhe Alpet që ndajnë Francën dhe Italinë.