Teksa policia është në pritje të ekspertizës mjekoligjore të shëndetit mendor, Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i arrestuar për tentativën e vrasjes së punonjësit të policisë, Edlir Alleshi është ripyetur sërish këtë të premte, 22 shtator, nga hetuesit.
Deklarimet e tij për policinë kanë ngritur edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Kur është pyetur për rrethanat dhe motovin e ngjarjes, ai ka thënë “Jam komandant i Pentagonit”. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42-veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios.
Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur, ndërsa armën tip postoletë e kishte me fishekë në gojë.