Java ka nisur me kthjellime dhe temperatura të larta. Meteorologu Hakil Osmani tha se maksimumet do të arrijnë në 35 gradë ndërsa duke filluar nga e mërkura deri të premten, do të ketë rënie të temperaturave.

Sa i përket vendeve të rajonit, pritet mot me diell. Mesjava do të jetë edhe rënie graduale të temperaturave, ku maksimumet në Kosovë parashikohen 28 gradë ndërsa në Maqedoninë e Veriut 30 gradë.

“Fillim java do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta. Parashikohen maksimume edhe në 35 gradë celcius. Duke filluar nga e mërkura deri të premten, kemi një një rënie graduale të temperaturave të ajrit. Kjo rënie graduale do të shoqërohet edhe me prezencën e vranësirave, të cilat më të dukshme priten të jenë gjatë ditës së enjte dhe kryesisht në zonat malore, duke rrezikuar momente të pakta me pika shiu.

Për sa i përket vendeve të rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut edhe Mali i Zi pritet mot me diell. Kthjellime por do të kemi edhe temperatura të larta, ku maksimumet në Kosovë do të jenë rreth vlerave 31 gradë, në Maqedoninë e Veriut në 33 gradë. Duke filluar nga mesjava dhe në vijim do të kemi rënie graduale në vendet e rajonit, duke bërë që maksimumet në Kosovë të zbresin në 28 gradë ndërsa në Maqedoni në 30 gradë.”, theksoi meteorologu Hakil Osmani.