Jo vetëm Kylian Mbappe për sulmin e ri të Realit të Madridit. Merkato e verës së ardhshme pritet të jetë e zjarrtë në kryeqytetin spanjoll. Carlo Ancelotti , i cili ka fituar gjithçka me “Los Blancos”, do të emërohet trajneri i Brazilit në fundin e sezonit. Presidenti Florentino Perez ka dy preferenca për pasuesin e tij: Xabi Alonso dhe Roberto De Zerbi. Ndërkohë, shtypi iberik shkruan se kreu i Realit, përveç firmës me Mbappe, do të tentojë edhe blerjen e Son Heung-Min.
31-vjeçari korean është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2015. Këtë sezon është zgjedhur kapiteni i skuadrës pas largimit të Harry Kane drejt Bayern Munchen.
Mbrojtësi shqetëson trajnerin Ancelotti, rrezikon ndeshjen e Champions League
Son, i cili ka kontratë deri në 2025 me Spurs, ka shënuar 5 gola deri tani në Premier League, duke ndihmuar skuadrën të bëjë mirë dhe të sigurojë rezultate pozitive.
Deri në këtë fazë të sezonit në Premier League, vetëm Erling Haaland (8) ka shënuar më shumë se lideri i ekipit të Ange Postecoglou. Te Reali nuk e kanë fshehur kurrë simpatinë për të. Dhe në verë pritet që Perez të nisë ofensivën finale për t’i dhuruar trajnerit të ri një futbollist fantastik.
Vetë Son shpreson që të luajë një ditë me skuadrën më të titulluar në Europë. Shumë vite në ishull me Tottenhamin dhe vetëm dy finale të humbura (Champions+Carabao).
Son dëshiron të fitojë trofe dhe Reali është mundësia më e mirë për ta bërë. Gjithsesi, arritja e akordit me presidentin Daniel Levy nuk do të jetë një mision i lehtë për spanjollët. Pasi i pari i Tottenhamit nuk dëshiron të humbë një tjetër “yll” pas Harry Kane. Ose Reali duhet të paguajë shtrenjtë, njësoj siç vepruan kampionët e Gjermanisë.