Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, deklaron se pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Sunak dhe kryeministrit Rama ka pasur një ulje drastike të numrit të emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë azil në vendin e tij.

Në një intervistë, Smith thotë se nga 12 mijë shqiptarë që hynë një vit më parë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit ata janë më pak se 1 mijë, ose afro 90 përqind më pak.

Ambasadori mohon që qeveria britanike të ketë një listë tjetër me persona “non grata”, por siguron që shteti britanik është i vendosur t’i ndalojë hyrjen çdo politikani, funksionari e sipërmarrësi të korruptuar apo të lidhur me krimin.

Ai thotë se nëse kjo do të ndodhë do të jetë Londra që do të bëjë publike vendimet e saj.

I pyetur për akuzat e liderit demokrat Berisha në adresë të tij, ai refuzon t’i komentojë, por thotë se mbështet sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Ambasadori flet dhe për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 Tetor në Tirane dhe ku Britania do përfaqesohet nga Ministri i Jashtëm. Ai flet gjithashtu me shifra për mbështetjen financiare që Londra ka për rajonin dhe specifikisht Shqipërinë.