“Unë dhe Edi Rama kemi qenë shokë klase.” Kështu tha Ferdinand Duka për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTv. Zoti Ferdinand i cili jeton prej shumë vitesh në Toronto, na tregon një anë tjetër të kryeministrit Rama, i cili i bënte mësueset të qanin me hartimet e tij. Zoti Duka rrëfen se merr frymëzim nga piktura e kryeministrit, i pëlqen zoti Rama se është abstrakt.

Unë, thotë zoti Duka isha kur u rrëzua busti i Enverit, isha inxhinier minierash dhe djalë i bulevardit, por u rrëzua busti dhe nuk prita, ika nga Shqipëria. Ndërsa Rama, vazhdon ai, qëndroi dhe ia doli, e bëri këtë vend.

“Për pikturë frymëzohem nga shoku im i klasës Edi Rama. Kemi bërë filloren bashkë te shkolla “Alqi Kondi”.

Qysh atëherë, pavarësisht se ne nuk e shprehnim dot, ai ishte një njeri i veçantë, në çdo aspekt. Ishte njeri që e bënte dallimin, jo vetëm nga gjatësia. Ne bënim hartime, ndërsa hartimi i tij u mbushte sytë me lot mësueseve që na jepnim mësim. Qanin mësueset kur shkruante Edi Rama.

Është fat për këtë popull që në këto momente ka Edi Ramën kryeministër. Pavarësisht kritikave, por në përgjithësi është notë pozitive për kryeministrin. Mua më pëlqen Rama, është abstrakt.

Mbaj mend kur ishim në zbor bashkë, ai bëri një portret të një plaku dhe te mjekra e tij, kishte bërë dy spartanë duke luftuar me shpata. Ishte diçka që nuk ta zinte syri menjëherë, duhet ta tregonte ai.

Mua nuk m’u dha mundësia të ndiqja shkollën e arteve në atë kohë, ishte shumë vështirë. Unë merresha me muzikë se i bija kitarës, por në atë kohë duhej miku që të studioje në arte. Rama nuk kishte nevojë për miq.

Unë isha kur u rrëzua busti i Enverit, isha inxhinier minierash dhe djalë bulevardi, por u rrëzua busti dhe nuk prita, ika nga Shqipëria. Ndërsa Rama qëndroi dhe ia doli, e bëri këtë vend. Ndaj them se Rama është fati i këtij vendi”, u shpreh Duka.