Juventus ka arritur të marrë një fitore të madhe në shtëpi sot ndaj Lazios me rezultatin 3-1.
Vlahovic ishte i pari që shënoi në minutën e 10’ të lojës pas asistimit nga Locatelli. Ende pa u mbyllur pjesa e parë, në të 26’, Chiesa shënon golin e dytë për Juventus pas asistimit të Rabiot. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe Juventus shkon në dhomat e zhveshjes me qetësinë maksimale.
Pjesa e dytë ishte përsëri “bardhezi”. Lazio shpresoi te një barazim minimalisht, pasi në minutën e 64’ Luis Alberto shënoi një gol shumë të bukur. Por festa e kryeqytetasve nuk zgjati shumë, pasi Dusan Vlahovic ndëshkoi përsëri të kaltërit me një gol fantastik, duke thelluar rezultatin 3-1 dhe duke i dhënë tre pikët Juventusit.
Me këtë rezultat, aktualisht “Zonja e Vjetër” është ngjittur në vendin e parë me 10 pikë.