Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte bërë një kallëzim për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS. Në një reagim nga Prokuroria e Tiranës, thuhet se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime shtesë.

“Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë.”, -thuhet në reagimin e prokurorisë.

Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se nuk ka asnjë rrjedhje informacioni nga sistemi TIMS.