“Neymar 79”, kjo ishte pllakada që sulmuesi i Brazilit mori pasi theu rekordin e Pele dhe u ngjit në krye të golashënuesve të kombëtares së vendit të tij. Brazili fitoi 5-1 kundër Bolivisë për kualifikueset e Kupës së Botës në zonën e Amerikës Latine. Sulmuesi i Al Hilal shënoi dopietë, teksa kalon legjendën Pele (77 gola) dhe ngjitet në vendin e parë të golashënuesve të Brazilit me 79 realizime.

“Jam shumë i lumtur, nuk ka fjalë për këtë”, tha Neymar në një koment të shkurtër për mediat pasi atij iu dorëzua një pllakë nga presidenti i konfederatës braziliane të futbollit, Ednaldo Rodrigues. “Nuk e kam menduar kurrë se do ta arrij këtë rekord”, tha sulmuesi i Al Hilal.