Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Inter-it, Perandori Adriano ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij zikaltër:
“Inter-i është pjesë e jetës sime, e familjes sime, një klub që e dua dhe e mbështes gjithmonë. Kam jetuar shumë momente të bukura këtu.
“Nëse mbyll sytë, goli që më kujtoj është ajo goditje dënimi në Bernabeu më 14 gushtin e vitit 2001, thonë se topi ka ecur me 170 kilometra në orë…
“Është e paharrueshme për mua, ashtu si goli në finalen e Copa America në 2004-ën kundër Argjentinës: ai gol i shënuar në minutën e 93-të mbetet një kujtim i paharrueshëm”.
Pak nostalgji për kohët e vjetra, për Perandorin që me fanellën e Inter-it ka shënuar 77 gola në pothuajse 200 ndeshje:
“Futbolli ka qenë dhe është gjithçka në jetën time. Për një djalë të lindur në një favela disa gjëra mund të duken të pamundura. Unë falë futbollit kam mundur t’i jap një jetë më të mirë familjes sime, kam mundur të shëtis botën”.