Zbardhen emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, që u zgjodhën dje në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Teksa kreu i PD Lulzim Basha i ka mbyllur derën çdo përpjekjeje për bashkim me grupin e Sali Berishës dhe ka larguar nga lista të gjithë besnikët e tij, Gazment Bardhi ka thirrur të martën një takim me deputetët e opozitës ku kërkon bashkim dhe unifikim të aksionit opozitar përballë qeverisë.

Në listën e anëtarëve të Këshillit do të jenë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dy anëtarë Kryesie në detyrë, 30 deputetë dhe 68 Anëtarë të kolegjit të kryetarëve në detyrë.

Ndërkohë, sipas ndryshimeve të statutit janë larguar nga Këshilli ish-presidentët dhe ish-kryetarja e Kuvendit.